Pamje të frikshme tregojnë një carje masive në koren e tokës që u shkaktua nga tërmeti shkatërrimtar që goditi turqinë dhe sirinë. Imazhet dramatike tregojnë shkallën e paimagjinueshme të shkatërrimit në zonat e prekura ndërsa bilanci i viktimave i ka kapërcyer tashmë 28 mijë. Imazhe të pabesueshme nga dronët tregojnë se fusha të tëra janë të mbuluara me mbetje ndërsa një e carë masive gjendet tani mes tyre. besohet se tërmeti shkatërrimtar e ka zhvendosur turqinë me pesë metra drejt perëndimit.