Një efektiv i policisë së Tiranës dhe vëllai i tij janë dhunuar nga një grup personash në rrugën "Besim Alla" në Tiranë, teksa kanë qenë duke lëvizur në zonë. Një grup personash i kanë dalë para dhe kanë ndaluar efektivin E. F. që ishte në makinë me vëllain B. F. Nga informacionet bëhet me dije se ata i kanë kërkuar një shumë parash vëllait të efektivit, pasi pretendonin se borxhi dhe konflikti mes tyre ishte i vjetër. Në konflikt e sipër, efektivi që ishte jashtë shërbimit dhe vëllai i tij u dëmtuan nga sendet e forta. Sipas policisë, ata janë dërguar në spital për shkak të dëmtimeve të marra por ndodhen jashtë rrezikut për jetën