Top News – Shitet për 22 milionë dollarë ferma në Neverland e Michael Jackson
25/12/2020 12:59

Ferma Neverland, e yllit të ndjerë të popit Michael Jackson, i është shitur një investitori miliarder për një të katërtën e çmimit të saj fillestar. Rob Burkle, një ish mik i Jackson, e bleu së fundmi pronën në Los Olivos të Kalifornisë. Ai pagoi 22 milionë dollarë, për Neverland – raporton Wall Street Journal, duke cituar të dhënat publike dhe tre persona në dijeni të marrëveshjes. Prona prej 1100 hektarësh fillimisht kishte dalë në shitje për 100 milionë dollarë, në 2015. Që atëherë, Neverland, në veri të qytetit Santa Barbara, ka hyrë dhe dalë nga tregu, e listuar për herë të fundit me çmimin më të ulët prej 31 milionë dollarësh. Jackson e kishte blerë për 19.5 milionë dollarë Neverlandin të cilit ai i vendosi emrin e një ishulli imagjinar ku fëmijët nuk rriteshin kurrë, bazuar në historinë e Peter Panit. Këngëtari i The Thriller, e bleu atë në 1987 dhe ajo u bë shtëpia e tij gjatë kulmit të famës së tij. Ai e shndërroi fermën në një kompleks argëtimi duke ndërtuar një kopsht zoologjik dhe një park lojërash ku rregullisht ai argëtonte fëmijët dhe familjet e tyre. Në vitet 1990-2000, Neverland u vendos në qendër të disa hetimeve për akuzat për shfrytëzim seksual të minorenëve në adresë të këngëtarit. Në 2005, jackson, u gjykua dhe akuza për abuzim me një 13 vjecar në fermë, u rrëzua. Ai nuk u kthye kurrë më në Neverland. Katër vite më pas, në qershor 2009, Jackson vdiq në një tjetër shtëpi të tij në Los Angeles, pas një arresti kardiak të shkaktuar nga një overdozë droge.

Top Channel/ Hyn ora verore, do flemë 60 minuta më pak
29/03 00:00
Top Channel/ SHBA çon trupa shtesë në Lindjen e Mesme, mijëra marinsa e avionë sulmues në front
28/03 23:19
Top Channel/ Huthi godet sërish në Izrael, sulme të reja nga grupi rebel i shpallur terrorist
28/03 23:17
Top News – ‘Lufta drejt fundit’. Vance – SHBA i ka arritur objektivat në Iran
28/03 23:00
Top News – Pakistani, dritë jeshile nga Irani. Anijet pakistaneze do të kalojnë Hormuzin
28/03 22:30
Top News – Zgjerohet konflikti në Lindjen e Mesme. Houthit lëshojnë raketën e dytë drejt Izraelit
28/03 22:00
Top News- Dodik kthehet temë debati në SHBA/ Senatorë e kongresmenë kërkojnë rikthim të sanksioneve
28/03 21:00
Top News- Izraeli drejton tanket nga Gaza/ Hamasi drejt refuzimit të kërkesave të Bordit të Paqes
28/03 20:30
Top News- Raketat e dronët iranianë godasin bazën ajrore në Arabinë Sudite, vriten ushtarët e SHBA
28/03 20:00
Top Channel/ Houthi, rrezik i ri global! Analistët paralajmërojnë krizë të dyfishtë
28/03 19:45
Top News – ‘Rusia po spiunon SHBA tek Irani’ / Zelensky nxjerr të dhënat- Po jep informacione mbi bazat
28/03 19:30
Top Channel/ Zbulohen çmimet e trafikut të shqiptarëve në Angli
28/03 16:26
Top Channel/ Papa kritikon të pasurit, mban fjalim kundër pabarazisë gjatë vizitës në Monako
28/03 14:51
Top Channel/ Trump kërcënon aleatët e NATO: SHBA mund të mos i mbrojë më
28/03 14:51
Top Channel/ Aeroplanmbajtësja në Kroaci, mbërrin në Split pas misionit në Lindjen e Mesme
28/03 14:14
Top Channel/ Balena lind me mami/Shkencëtarët filmojnë momentin unik,balenat ndihmojnë njëra-tjetrën
28/03 13:24
Top News- USS Gerald R. Ford’ mbërrin në Kroaci, Aeroplanmbajtësja më e madhe në botë larg betejës
28/03 13:07
Top News- Iranianët “godasin” drejtuesin e FBI, i hakerkojnë emailin dhe i nxjerrin të dhënat
28/03 13:00
Top News- Houthit hyjnë në luftë/ Raketa balistike drejt Izraelit, zgjerohet konflikti
28/03 12:48
Top News- Houthit përshkallëzojnë konfliktin, tjetër rrezik për ekonominë botërore
28/03 12:46