Dy të rinj janë arrestuar pasi shisnin kanabis në Durrës, në zonën e quajtur “Vollga”. Rolando Shala theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe ushtronte veprimtarinë e shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza. 26-vjeçari akuzohej për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”. Ai bashkëpunonte me Eduard Kullesin i cili siguronte doza të lëndës narkotike kanabis. Në bazë të operacionit policor “Parkingu", u sekuestruan 2 pako me lëndë narkotike kanabis, 103 doza me kanabis, një peshore elektronike dhe 1000 qese farmaceutike që përdoreshin për ndarjen e lëndës narkotike në doza.