Moti i keq ka përfshirë orët të të martës edhe Turqinë, konkretisht qytetin e Kirklarelit, në verilindje të vendit, ku reshjet e dendura të shiut i kanë kthyer rrugët në përrenj, ndërsa autoritetet raportojnë për dy persona që kanë humbur jetën. Sipas medias turke Hurriyet, dy persona janë nxjerrë të vdekur nga ujërat që “mbytën” qytetin Igneada dhe tre të tjerë janë plagosur, ndërsa katër persona rezultojnë të zhdukur.