Të rinjtë shqiptarë kanë shkallën më të lartë të privimit social e material në Europë. Krahasimi i të dhënave të Eurostat për vitet 2020 dhe 2021 tregojnë se shifra në rastin e Shqipërisë shkon deri në shtatë herë më e lartë se mesatarja e BE-së. Me privim material e social, Eurostat nënkupton mungesën e detyruar të mjeteve të nevojshme e të dëshirueshme për një jetë dinjitoze. Matësi tregon përqindjen e individëve që nuk mund të përballojnë financiarisht një të mirë materiale, apo një shërbim e aktivitet shoqëror e kulturor të caktuar.