“Inflacioni në Shqipëri po e bën jetën gjithnjë e më të vështirë.” Kështu është shprehur deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku. Përmes një postimi në rrjete sociale deputetja shkruan se duke u bazuar tek të dhënat, familjet shqiptare shpenzojnë 42% të të ardhurave të tyre për të blerë fruta dhe perime të konsumit të përditshëm, ndërkohë që shton se mesatarja e Bashkimit Europian është vetëm 13%.