Krahasuar me një ditë më parë ka një rënie të numrit të të infektuarve, ndërkohë që numri i viktimave vijon të mbetet shqetësues. Në harkun e 24 orëve të fundit nga 2108 testime kanë rezultuar pozitiv 661 persona, ndërsa 13 persona përgjatë këtij intervali koohor kanë humbur jetën dhe 505 qytetarë e kanë fituar betejën me koronavirusin.