Policia spanjolle ka arritur të zbulojë plantacionin më të madh të marijuanës që është parë ndonjëherë, në qytetin e Pontevedra , në Spanjë. Operacioni, i cili është ende në vazhdim, ka shërbyer për çmontimin e kopshtit të madh të marijuanës, me sekuestrimin e rreth 8000 bimëve dhe arrestimin e drejtuesve, përfshirë shtetasin shqiptar me iniciale M.A, alias “Leli”, një nga emrat më të njohur nga bota e trafikut të drogës në Galicinë jugore.