Orkestra Kalush, grupi ukrainas që fitoi eurovisionin, këtë vit ka shitur trofeun për 900,000 dollarë amerikanë, për të mbledhur para për luftën në Ukrainë. Mikrofoni i kristaltë është shitur në një ankand në Facebook, me qëllim të blerjes së dronëve për ushtrinë ukrainase. Prezantuesi ukrainas, Serhiy Prytula, ka thënë se paratë e mbledhura nga shitja e trofeut do të përdoren për blerje të tre dronëve ukrainas PD-2, ka raportuar agjencia e lajmeve, Reuters.