4 persona janë proceduar penalisht nga policia në Vlorë, pas protestës së zhvilluar përgjatë së dielës. Qytetarë dhe aktivistë u mblodhën përpara sheshit të Flamurit duke kundërshtuar projektin e ri për rehabilitimin e zonës. Në njoftimin e bërë thuhet se ata kanë konsumuar veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”.