Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e së hënës në Maliq të Korçës, ku si pasojë e një konflikti të çastit për motive të dobëta, një persona ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur. Mësohet se viktima është Nesti Sotiri, rreth 60 vjeç, I cili është goditur për vdekje nga bashkëfshatari I tij, Velo Azisllari. Edhe ky I fundit si pasojë e konfliktit ka marrë plagë në dtrup dhe është dërguar për mjekim në spital.