Një vrasje është regjistruar mesnatën e së martës në aksin Mamurras–Krujë, ku si pasojë e një konflikti për motive të dobëta ka humbur jetën 57-vjeçari Petrit Ndrou. Si autor i dyshuar i ngjarjes është arrestuar Andi Vokri, 28 vjeç. Sipas të dhënave paraprake, drejtuesit e mjeteve janë konfliktuar për parkalim, teksa sherri ka degraduar në përdorimin e armëve të ftohta.