Një 36-vjeçar nga Shijaku është qëlluar me armë zjarri dhe ka mbetur i plagosur në këmbë. Ngjarja u regjistrua rreth orës 11:15 dhe dyshohet se motiv ka qenë një konflikt për motive të dobëta. Si pasojë konfliktit shtetasi Arbër Hoxha ka plagosur në këmbë shtetasin Enidor Dedja, i cili ishte punonjës në subjektin që u qëllua me armë. 36-vjeçari i plagosur ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë që sipas informacioneve bëhet me dije se njihej si një person problematik.