Një vajzë ka mbetur e dëmtuar me sende të forta si pasojë e një sherri të ndodhur në Bulevardin Republika të qytetit të Korçës. Zënka ka ndodhur në orët e mbrëmjes në një zonë të frekuentuar nga qindra qytetarë, që u bënë pa dashje dëshmitarë okularë të një përleshje masive, ku janë përdorur edhe shishe qeli. E dëmtuar ka ngelur shtetasja me inicialet P.M., e dyshuar si njëra nga vajzat që denigronte minorenet duke publikuar materiale të turpshme në faqe Instagrami. Policia ka ndërhyrë në kohë duke shmangur përshkallëzimin e situatës, ndërsa e dëmtuara është dërguar në spitalin e Korçës për mjekim.