Tre persona kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës pas një sherri me thika në Bulqizë. Adhurim Koçi dhe Renaldo Dauti dhe Fluturim Tollja janë tre të plagosurit që po marrin ndihmë të specializuar mjekësore, teksa raportohet se ky i fundit është në gjendje kritike për jetën. Ndërkohë, autorë të plagosjeve janë Ylber Shkina dhe Jonuz Ceni, tanimë të shpallur në kërkim nga policia.