Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim partnerin e 25-vjeçares, Xhuana Nikolli, e cila ndërroi jetë tragjikisht të martën. Ndonëse sipas bluzave të bardha në QSUT, shkak dyshohet të jetë bërë vetëhelmimi me fotoksinë, në trupin e të ndjerës janë gjetur edhe shenja dhuna. Pas ngjarjes fatale, familjarët e viktimës kanë denoncuar partnerin e saj, duke deklaruar se rastet e dhunës ishin të përsëritura, gjë e cila mund të jetë edhe shkaku i vetëflijimit të së resë. Uniformat blu kanë ushtruar kontrolle në banesën e tij në Lezhë, por nuk është gjetur, ndërsa puna për kapjen e tij vijon. Mbi të rëndojnë veprat penale “dhunë në familje” dhe “shkaktim i vetëvrasjes”.