Top News – ‘Shembja e Teatrit Kombëtar e ligjshme’/ Kushtetuesja i heq pronësinë e truallit bashkisë
02/07/2021 20:20

Gjykata Kushtetuese ka shpallur vendimin për çështjen e shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar, kërkuar nga presidenti i vendit Ilir Meta. Sa i takon çështjes kryesore, nëse duhej prishur apo jo ndërtesa, Gjykata nuk arriti të vendosë, pasi nuk siguroi dot numrin e duhur të votave 5, për pasojë kërkesa e palës paditëse u rrëzua. Ndëraq në dy vendime të tjera Gjykata shpalli si anti-kushtetues vendimin e qeverisë për t'ia kaluar Teatrin Kombëtar në pronësi Bashkisë së Tiranës, si dhe vendimin për procedurat e veçanta për ndërtimin e teatrit të ri. Ligji i veçantë për procedurat e ndërtimit ishte tejkaluar nga zhvillimet, pasi kontrata me firmën rivale, që do të realizonte ndërtimin kishte dështuar më parë. Zhvillimet e fundit lidhr me çështjen e teatrit kombëtar, duket se e kthejnë debatin në pikën zero, pasi kalimi i pronësisë sërish tek qeveria, bën të deryrushme rifillimin nga e para të gjithë procedurave për ndërtimin e teatrit të ri. Përfaqësues të Aleancës për mbrojtjen e teatrit që kanë pohuar se vendimi I gjykatës kushtetuse është një fitore e qytetarëve që luftan dhe mbrojtën kauzën e Teatrit Kombëtar. Nga ana tjetër kryebashkiaku Erjon Veliaj, reagoi pas vendimit duke pohuar se Gjykata Kushtetuese “i dha të drejtë Bashkisë së Tiranës, duke lënë në fuqi vendimin për prishjen e Teatrit Kombëtar” dhe se pas kësaj nis “ndërtimi i një teatri më moderni në Ballkan”. Por kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha që gjithastu ka reaguar pas këtij vendimi ka pohuar se se “Gjykata Kushtetuese foli dhe tani radhën e SPAK”. Shembja e Teatrit Kombëtar u realizua në 17 maj të vitit 2020, kur vendi ishte përfshirë nga pandemia e covid 19 dhe shkaktoi reagime dhe protesta të shumta të qytetarëve. Ndërkohë Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit dhe aktivistët penguan shembjen e godinës për tre vite me radhë.

Top Channel/ Berisha “gjen” kush e përçau protestën, thirrje gjithë politikës: Bashkohuni
31/10 22:35
Top Channel/ Studentët përplasen me deputetët e PD-së: Nuk duam persona që…
31/10 20:25
Top Channel / Tensione te Kryeministria, policia bën thirrje për hapjen e rrugës
31/10 20:09
Top News – Erdogan takon Zelenskyn. ‘Jam i gatshëm të ndërmjetësoj, do flas edhe me Putin’
31/10 20:00
Top Channel/Avokatit i ndalohet takimi me Veliajn: U justifikuan me mungesën e personelit dhe orarin
31/10 19:49
Top Channel / Plagos me thikë dy efektivë, 47- kishte hedhur edhe benzinë mbi makinë një të riu
31/10 19:48
Top Channel / “LVV jo në protestat e Tiranës”, Kurti: S’jemi rivalë të Shqipërisë
31/10 19:40
Top Channel / Protesta ndan PD me studentët, përplasje mes demokratëve, të rinjve dhe policisë
31/10 19:37
Top Channel/ “Policet” vijnë në protestë! Të veshura si efektive, të rejat bashkohen në Kryeministri
31/10 19:34
Top News – Nuk u lejua të takohej me Veliajn. Ndrecaj: Po pengohem në detyrën time, të merren masa
31/10 19:27
Top News- Policia ‘kursen’ gazin lotsjellës. Shiu fik tensionet në protestën kombëtare të së shtunës
31/10 18:56
Top Channel/ Forca të shtuara policie dhe një makinë ujehedhëse te Gjykata e Lartë
31/10 18:32
Top News – Tensionet në protestë, policia nis shoqërimet, media nuk lejohet të kalojë
31/10 18:18
Top Channel/ Gjekmarkaj “Janë 20-30 neomarksistë të Arlind Qorit, studentët nuk janë kundër PD-së”
31/10 18:11
Top Channel/ Protestuesit kanë hedhur moltov te “Myslym Shyri”, policia në ndjekje të tyre
31/10 18:05
Top Channel/ Droni që filmonte tensionon protestën para Kryeministrisë, policia hedh ujë me presion
31/10 17:59
Top Channel/ Tension para Kryeministrisë, policia hedh ujë me presion
31/10 17:45
Top Channel/ “Respektoni perimetrin e sigurisë” policia paralajmëron protestuesit te Kryeministrisa
31/10 17:36
Top Channel/ Protestuesi luan me çadrën, të tjerë gjuajnë me llastiqe drejt Kryeministrisë
31/10 17:16
Top Channel/ Ujë me presion drejt protestuesve në Bulevard, shtohen forcat e policisë
31/10 17:11