Shembja e pallatit në rrugën “Myslym Keta” u pa si domosdoshmëri nga kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili ju referua verdiktit të Institutit të Ndërtimit, ku kjo godinë klasifikohet si e pabanueshme. I ftuar në emisionin “Breaking” në Top News, Veliaj deklaroi se tashmë një pjesë e madhe e banorëve të rrugës “Myslym Keta” janë strehuar në zonën e 5 majit.