Top News – Shembja e objekteve pa leje në bregdet/ Mjetet e IKMT pastrojnë zonën nga inertet
11/06/2021 12:33

Operacioni ‘Bregdeti ynë’ i nisur në fillim të javës në Ksamil dhe Velipojë me qëllim shembjen e ndërtimeve pa leje, po vijon ende për t’u zhvendosur më pas në zonë të vendit. Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka bërë të ditur se në Velipojë janë prishur 10 objekte të paligjshme nga 15 të konstatuara, ndërkohë që po punohet intensivisht me mjetet e IKMT dhe ushtrisë për pastrimin e inerteve të krijuara. Po ashtu në Ksamil janë prishur 18 objekte pa leje si dhe po bëhet largimi i inerteve, nga 30 objekte që ishin konstatuar si të paligjshme nga strukturat përkatëse. Një pjesë e pronarëve të objekteve pa leje kanë preferuar t’i shembin vetë ato duke hequr edhe materialet apo pajisjet që kanë pasur brenda. Nisja e aksionit ‘Bregdeti ynë’, kundër ndërtimeve pa leje në zonat turistike, u parlajmërua në fillim të qershorit nga kryeministri i vendit Edi Rama gjatë një inspektimi në zonën e Shengjinit. Rama tha se ndërtimet pa leje në bregdet jo vetëm që do të shemben, por edhe do të ketë pasoja për abuzuesit. Me argumentin se shitësit përgjatë rrugëve nacionale përbëjnë burim aksidentesh, qeveria vendosi që edhe ata të mos lejohet më të zhvillojnë aktivitetin e tyre, sidomos gjatë sezonit të verës kur incidentet në rrugë shtohen gjithnjë e më shumë. Kjo nuk është hera e parë që në vendin tonë nis aksioni në zonat bregdetare kundër ndërtimeve pa leje në kohën kur ka nisur edhe sezoni turistik. Kështu ka ndodhur edhe në raste të ngjashme në vitet e kaluara, kur ndërtimet e shembura kanë mbetur si gërmadha për muaj me radhë në zonat ku është ndërhyrë.

Top Channel/ Fitoi zgjedhjet për kreun e PD, kandidatja e Fierit nis festën e “çmendur”
07/11 22:02
Top Channel/ Protestë me molotovë! Përplasje te Ministria e Arsimit, turma u zhvendos në Bulevard
07/11 20:33
Top Channel/ Rimblidhen protestuesit! Policia përdori gaz dhe autobote me ujë, ka shoqërime
07/11 20:31
Top Channel/ Incidente në protestë! U thirr edhe nga PD, përplasje verbale mes protestuesve
07/11 19:46
Top Channel/ Policia nuk ua kursen ujin protestuesve, i shpërndan nga bulevardi
07/11 18:30
Top News – Plas te Kryeministria! Policia hedh ujë dhe gaz lotsjellës
07/11 17:33
Top Channel/ Përleshje në distancë te Kryeministria, lazer drejt autobotit. Policia hedh ujë
07/11 17:29
Top Channel/ Vijon “tradita”, dy protestuesit e maskuar ngacmojnë policinë nga distanca
07/11 17:28
Top News – Tjetër aksident në minierat e Bulqizës. 62 vjeçarin e zë masivi i kromit, ndërron jetë
07/11 17:06
Top Channel/ Aksident në Lushnjë-Rrogozhinë,ndërhyjnë zjarrfikësit për të nxjerrë shoferin 83-vjeçar
07/11 16:44
Top News – Shoqërohet një protestues, policia ‘e ngre’ në ajër
07/11 16:20
Top News – Gurë e zjarr te Ministria e Arsimit, policia me spraj dhe ujë me presion
07/11 16:19
Top Channel/ Si në filma, protestuesit i qëndrojnë para autoboteve që hedhin ujë
07/11 16:16
Top Channel/ Koshat e plehrave në flakë, përshkallëzohet protesta para Ministrisë
07/11 16:16
Top Channel/ Protesta kombëtare/ Protesta e të rinjve po mbështet nga partitë e opozitës
07/11 15:40
Top Channel/Sot protesta kombëtare/ U thirr nga të rinjtë dhe nga PD. Grumbullim para kryeministrisë
07/11 15:39
Top Channel/ “Ju ka mbaruar koha”, përplasje fizike mes demokratëve dhe protestuesve te Ministria e Arsimit
07/11 15:35
Top Channel/ Tri operacione të komplikuara live në QSUT, mjekët shqiptarë i kryejnë me sukses
07/11 15:25
Top Channel/ Pallati, si pas bombardimit! Dy jetë të humbura dhe 15 familje pa shtëpi
07/11 15:17
Top Channel/ Sekuestrohen 300 tonë mbetje, Prokuroria sekuestron pluhurin e rrezikshëm të Albchrome
07/11 15:16