Partia Demokratike del pro idesë së aplikimit të dozës së tretë të vaksinës, por vetem nga ato vaksina që janë të certifikuara nga agjencitë europiane dhe amerikane. Ish-ministri i Shëndetësisë, deputeti i PD-së, Tritan Shehu nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale duke analizuar situatën e pandemisë në vend, e konsideron të paefektshme vaksinën kineze që u aplikua në vend ndaj variantit delta që po qarkullon tek në dhe në gjithë europën.