Top News – Shefi i ushtrisë kundër Netanyahut / Refuzon pushtimin e Gazës, dorëheqje ose shkarkim
06/08/2025 15:18

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u përball me kundërshtime nga shefi i ushtrisë për propozimin e tij për të pushtuar zonat e mbetura të Gazës gjatë një takimi të tensionuar tre-orësh, thanë tre zyrtarë izraelitë. Eyal Zamir, shefi i shtabit të ushtrisë, e paralajmëroi kryeministrin se pushtimi i pjesës tjetër të Gazës mund ta bllokojë ushtrinë në territorin, nga i cili u tërhoq dy dekada më parë, dhe mund të çojë në dëmtim të pengjeve që mbahen atje, thanë burimet e informuara për takimin e së martës. Ushtria izraelite thotë se tashmë kontrollon 75% të Gazës pas gati dy vitesh lufte, e cila filloi kur grupi militant Hamas sulmoi komunitetet jugore izraelite në tetor 2023. Pjesa më e madhe e enklavës bregdetare me popullsi të dendur është shkatërruar në luftë, përfshirë shtëpi, shkolla, xhami dhe spitale. Shumica e popullsisë është zhvendosur disa herë dhe grupet e ndihmës thonë se banorët janë në prag të urisë. OKB i ka quajtur raportet për një zgjerim të mundshëm të operacioneve ushtarake të Izraelit në Gaza "thellësisht alarmante" nëse janë të vërteta. Ushtria izraelite, e cila akuzon Hamasin se vepron midis civilëve, herë pas here ka shmangur zonat ku inteligjenca sugjeronte se mbaheshin pengje dhe pengjet e liruara tashmë kanë thënë se rrëmbyesit e tyre kishin kërcënuar t'i vrisnin nëse forcat izraelite do të afroheshin. Netanyahu, i cili favorizon një zgjerim të operacioneve ushtarake, i tha Zamir se deri më tani ushtria nuk kishte arritur të siguronte lirimin e pengjeve. Ministri i Mbrojtjes, Israel Katz, shkroi të mërkurën në X se shefi ushtarak ka si të drejtën ashtu edhe detyrën të shprehë mendimin e tij, por tha se ushtria do të zbatojë vendimet e qeverisë derisa të arrihen të gjitha objektivat e luftës.

Top Channel/ 200 të vrarë nga Izraeli, Irani vendos Libani, si kusht për paqen
08/04 23:08
Top News- Re gjigande tymi e zjarr, avionët luftarakë izraelitë rrafshojnë ndërtesat në Libani
08/04 23:00
Top News-Si e çoi Trump SHBA-në drejt luftës me Iranin: Zbardhen bisedat sekrete në “Situation Room”
08/04 22:49
Top News- “E kemi gishtin tek këmbëza”, Netanyahu mesazh të prerë për Iranin
08/04 22:48
Top News- Armëpushimi SHBA-Iran nuk e ndal luftën në rajon, Izraeli do shfarosë Hezbollah
08/04 22:45
Top Channel/ SHBA-Iran, takim paqeje në Pakistan të shtunën
08/04 22:42
Top Channel/ Zbulohet plani, Irani do taksë në “Bitcoin” për çdo fuçi naftë
08/04 22:41
Top Channel/ Opozita izraelite kritikon Netanyahun pas armëpushimit me Iranin: Dështim katastrofik
08/04 22:31
Top News- Lufta me Iranin ndan amerikanët, demokratët kundër Trump: Ta frenojmë
08/04 22:20
Top Channel/ ‘Ne i ndaluam sulmet ndaj Iranit që në 3 të mëngjesit’, ushtria izraelite: Në Liban…
08/04 20:14
Top Channel/JD Vance ndërpritet nga telefonata e Trump gjatë fushatës elektorale të Orban në Hungari
08/04 20:12
Top Channel/ Kush fitoi dhe kush humbi? “Pazari i madh” për Hormuzin
08/04 20:00
Top Channel/ Irani bllokon sërish Hormuzin! Armëpushim me SHBA në rrezik
08/04 19:58
Top News – ‘Biskota’ për Iranin. Trump kërkon uraniumin në këmbim të sanksioneve
08/04 16:45
Top News – Beteja mes Rubio e JD, Vance. Pse sekretari është favorit për të pasuar Trump në SHBA
08/04 15:19
Top Channel/ Kina pas marrëveshjes SHBA-Iran? The Economist: Nuk veproi vetëm Pakistani!
08/04 15:13
Top Channel/ Tregjet globale, vazhdon rënia e cmimit të naftës pas marrëveshjes SHBA-Iran!
08/04 14:54
Top Channel/ Kinës i vjedhin sekretet, hakerat marrin të dhënat nga superkompjuteri i qeverisë
08/04 14:53
Top Channel/ Greqia ndalon në 2027-tën mediat sociale për moshat nën 15 vjec!
08/04 14:30
Top Channel/ Armëpushimi në Iran, Starmer “kap momentin”: Niset drejt Gjirit Persik!
08/04 12:05