Dy muaj pas nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë, presidenti rus, Vladimir Putin pritet të takojë Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres në Moskë. Takimi në Kremlin do të ketë në fokus rolin diplomatik të Kombeve të Bashkuara për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, si dhe mundësitë për të dërguar ndihmë humanitare dhe për hapjen e korridoreve të sigurta për civilët, sidomos në qytetin e rrethuar të Mariupolit.