Top News – Shefi i inteligjencës amerikane: Kina, kërcënimi më i madh që nga Lufta e Dytë Botërore
04/12/2020 12:11

Një zyrtar i lartë i inteligjencës amerikane tha se Kina paraqet kërcënimin më të madh për demokracinë dhe lirinë në të gjithë botën, që nga Lufta e Dytë Botërore. “Inteligjenca është e qartë: Pekini synon të dominojë SHBA-në dhe pjesën tjetër të planetit ekonomikisht, ushtarakisht dhe në teknologji”, tha Drejtori për Inteligjencë Kombëtare i SHBA-së, John Ratcliffe, në një opinion në faqen e internetit të Wall Street Journal. Ratcliffe, një ish-kongresmen republikan i emëruar nga Trump në krye të spiunazhit të SHBA-së në pranverë, tha se Kina përbën “kërcënimin më të madh për Amerikën sot, dhe kërcënimin më të madh për demokracinë dhe lirinë në të gjithë botën”. Ai tha se strategjia e Kinës ishte që njësitë kineze të vidhnin pronën intelektuale të kompanive amerikane, ta kopjonin atë dhe më pas të zëvendësonin kompanitë amerikane në tregun global. Një zëdhënës i ambasadës kineze hodhi poshtë komentet e Ratcliffe si “deformuese të fakteve” dhe hipokrite dhe tha se ato treguan “mendësinë e ngulitur të Luftës së Ftohtë dhe paragjykimet ideologjike të disa njerëzve në SHBA”. Pekini u ka bërë thirrje shpesh udhëheqësve të SHBA-së që të ndalin retorikën e tyre ndaj Kinës. Qasja e administratës së presidentit amerikan, Trump ndaj Kinës i ka çuar marrëdhëniet midis dy ekonomive më të mëdha në botë, në pikën e tyre më të ulët në dekada dhe analistët thonë se kjo mund të kufizojë hapësirën e manovrës së administrates së re amerikane të presidentit të zgjedhur, Joe Biden në përballjen me Pekinin.

Top News – ‘Parlamenti nuk është cirk’. Merz refuzon flamurin LGBT në godinën e Bundestagut
04/07 23:00
Top Channel/ Tragjedi në Teksas! Humb jetën 9-vjeçarja nga i nxehti, e ëma e la të mbyllur në makinë
04/07 22:30
Top News – Targë për monopatinat. Italia vendos rregullore për dyrrotakët elektrikë
04/07 22:30
Top Channel/ “Digjet” Italia! Tre persona humbin jetën, alarm i kuq në 20 qytete
04/07 22:27
Top Channel/ Lufta në Ukrainë, rusët bombardojnë qytetin Krivyi Rih! Plagosen gjashtë persona
04/07 22:26
Top News – Hamasi ‘po dorëzohet’. Bisedimet mes fraksioneve, ‘Po’ armëpushimit të Trump
04/07 22:00
Top News – Turqi-Izraeli, përplasja e pashmangshme/ Analiza e FT, dy vendet luftë për hegjemoni
04/07 21:00
Top Channel/ Përplasen dy autobusë në Greqi, 47 të plagosur
04/07 20:00
Top Channel/ Musk sfidon Trump: Gati plani për partinë e re!
04/07 19:57
Top News – SHBA shënon Ditën e Pavarësisë! Fishekzjarre, parada dhe festa në çdo shtet
04/07 16:32
Top News- Nxjerr në ‘pension’ avionët luftarakë/Tajvani i thotë ‘lamtumirë’ F-5 pas dekadash shërbim
04/07 15:35
Top News – Ferr flakësh, Greqia e Turqia në ‘luftë’/Pyje e shtëpi të shkrumbuara, mijëra të evakuuar
04/07 15:24
Top Channel/ Rusia njeh talebanët: Vendi i parë në botë që njeh regjimin në Afganistan!
04/07 15:16
Top News- ‘Edhe një ditë kohë’ për Japoninë/ Shpërthen vullkani para tërmetit të madh të parashikuar
04/07 14:57
Top News – Rruga ‘luan’ simfoninë e 9 të Beethovenit / Bëhet virale, mahnisin Emiratet e Bashkuara
04/07 14:47
Top News – Peshqit arratisen nga Mesdheu / Zëvendësohen nga specie ekzotike, rikompozohen pjatat
04/07 14:45
Top News – Gjithë gjermanët, ushtarë për 6 muaj / Vendi planifikon shërbim vullnetar ushtarak
04/07 14:44
Top News – Shpërthen trafiku i kokainës…1000 për qind rritje në rrugët mes Spanjës dhe Francës
04/07 14:43
Top News – Njeh qeverinë talebane të Afganistanit / Rusia bëhet vendi i parë: Vendim i guximshëm
04/07 12:21
Romë/ Shpërthim i fuqishëm, pasi një depozitë karburanti dhe gazi morën flakë, 21 të plagosur
04/07 12:19