Igor Volobuev, nëndrejtor i Gazprombank, një nga bankat më të mëdha private të Rusisë dhe pjesë e Holding Gazprom, la postin e tij dhe u largua nga Rusia duke kundërshtuar pushtimin e Ukrainës. Por Volobeuv shkoi madje dhe më tej, ndërsa deklaroi se po planifikon t'i bashkohet mbrojtjes territoriale të Kievit.