Nga bisedat e zhvilluara midis Monika Kryemadhit dhe Piro Xhixhos rezulton se ky i fundit e ka vendosur autoritetin e tij si kryetar i këshillit drejtues të AKEP, plotësisht në funksion të interesave ekonomike dhe politike të llir Metës dhe Monika Kryemadhit, duke e shkelur detyrimin ligjor që përcakton se “AKEP është person juridik, publik i cili drejtohet nga Këshilli Drejtues që është i pavarur në marrjen e vendimeve dhe funksionon në bazë të rregullores së brendshme, të miratuar nga ai vetë ,shkruhet në dosje.