Shtetet e Bashkuara të Amerikës vlerësojnë bashkëpunimin me SPAK-un e drejtuar nga Altin Dumani në luftën kundër krimit të organizuar ndërkombëtar, teksa theksojnë që i njëjti bashkëpunim të vazhdojë edhe me pasaardhësin e tij në krye të prokurorisë së posaçme në Shqipëri. Ky ishte mesazhi i përcjellë përmes rrjeteve sociale nga Ambasada Amerikane në Tiranë, që shpërndau disa foto të zv.drejtorit për çështjet e Europës Perëndimore dhe Qendrore, Lin Debevuaz në takime me Dumanin dhe prokurorë të tjerë të SPAK.