Tre pjesëtarë të Task Forcës së Shtëpisë së Bardhë për koronavirusin janë në vetëkarantinim për dy javë pasi janë ekspozuar me gjasë ndaj sëmundjes. Drejtori i Institutit Kombëtar për Alergji dhe Sëmundje Infektive të SHBA-së, Anthony Fauci është vetëizoluar, së bashku edhe me dy anëtarë të tjerë të Task Forcës së SHBA-së për koronavirus, pasi kanë pasur kontakt me një person të infektuar. Fauci, 79 vjeç, ka dalë negativ në testin për sëmundjen COVID-19, por do të testohet në vazhdimësi, ka njoftuar një zëdhënës i Institutit Kombëtar për Alergji dhe Sëmundje Infektive.