Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin tha se armët amerikane që i janë dhënë Ukrainës ishin të destinuara vetëm për "mbrojtjen e territorit të tyre sovran". Gjatë një vizite në Indi, sekretari amerikan i mbrojtjes u pyet edhe për sfidat me të cilat mund të përballet ofensiva e forcave ukrainase për çlirimin e zonave të pushtuara nga forcat ruse. Shefi i Pentagonit pranoi se gjurmimi i armëve dhe sistemeve të tjera ushtarake ishte i vështirë, por shprehu besimin e tij tek Ukraina.