Departamenti amerikan i Shtetit tha të mërkurën se kundërshtimi i qeverisë amerikane ndaj rikthimit të Turqisë në programin e avionëve luftarakë F-35 mbetet i pandryshuar. Një grup prej 40 ligjvënësish, i udhëhequr nga demokrati Chris Pappas, i shkruan një letër Sekretarit të Shtetit Marco Rubio duke i kërkuar qeverisë të ndalojë Turqinë nga "vazhdimi i shkeljes së ligjeve dhe politikave amerikane në lidhje me sigurinë kombëtare të SHBA-së". "Ne kemi shprehur pakënaqësinë tonë me blerjen e sistemit S-400 nga Ankaraja dhe kemi bërë të qartë hapat që duhet të ndërmerren", thuhej në letrën e Departamentit të Shtetit.