Pas një sulmi tjetër të përgjakshëm në shkollë që tronditi SHBA-në, amerikanët po diskutojnë sërish mënyrat për të garantuar sigurinë e nxënësve. Mes opsioneve që janë ngritur në vazhdën e sulmit të fundit janë edhe propozimet për kontrollin e armëve apo dhomat e blinduara të panikut në mjediset e shkollës. Mes tyre ka disa që me të vërtetë bëjnë bujë. Një propozim i republikanëve ka qënë që stafi i shkollës të mbajë edhe armë.