Arben Bregu është personi që me atë se çfarë ka ndodhur mund të jetë thuajse i denjë për skenar filmi. Në vitin 2013 në Florida Arben Bregu ka kryer një vrasje, krim për të cilin ka marrë edhe dënimin nga Drejtësia Amerikane. Madje, kjo e fundit pas shumë kërkimesh, autorizoi autoritetet shqiptare të bënin të mundur jo vetëm arrestimin, por edhe ekstradimin e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Dhe kështu ndodhi. Në 2 qershor të vitit 2020, Arben Bregu u arrestua në Shkodër me qëllim ekstradimin e tij drejt Amerikës, pas një operacioni të Shërbimit Diplomatik të Sigurisë në ambasadën amerikane, njësisë speciale policore “Joint Shield”, Interpol Tirana dhe Interpol Ëashington.