Top News – SHBA, shërbimi postar/ Votat me postë, në rrezik
15/08/2020 12:28

Shërbimi Postar amerikan po paralajmëron shtetet se nuk mund të garantojë që votat e dërguara me postë do të arrijnë të numërohen, ndërkohë që vendi përgatitet për votime masive përmes postës në kushtet e pandemisë.Gazeta Washington Post njoftoi të premten se Shërbimi Postar u kishte dërguar letra 46 shteteve amerikane si dhe autoriteteve të kryeqytetit, Uashington. Letrat e dërguara edhe në disa shtete fushëbetejë përfshirë Miçiganin dhe Pensilvaninë, thonin se ekziston “rrezik i konsiderueshëm” se votuesit nuk do të kenë kohë të mjaftueshme për të plotësuar fletëvotimet dhe për t’i dërguar në kohë në përputhje me ligjet ekzistuese. Në një letër dërguar Pensilvanisë, Shërbimi Postar rekomandon që fletëvotimet të postohen brenda datës 27 tetor, një javë para datës së zgjedhjeve, në mënyrë që të arrijnë në kohë për t’u numëruar. Zyrtarët zgjedhorë të Pensilvanisë të enjten në mbrëmje i kërkuan Gjykatës së Lartë të shtetit të japë leje që të numërohen edhe fletëvotimet që arrijnë deri tre ditë pas datës së votimeve. Shumë shtete po e bëjnë më të lehtë që banorët e tyre të votojnë me postë për të shmangur shtimin e infektimeve. Presidenti Trump ka thënë në mënyrë të përsëritur, por pa ofruar prova, se zgjedhjet mund të manipulohen nëse fletëvotimet dërgohen me postë, duke thënë se Rusia dhe Kina mund të falsifikojnë fletëvotimet e postuara.

Top News – ‘Kthen’ Putinin në bisedimet e paqes / Witkoff çon disa ‘ide’ për marrëveshje në Rusi
21/10 15:15
Top News – 500 ditë i bllokuar në territor armik / Ushtari i plagosur evakuohet me një dron
21/10 14:59
Top News – ‘Putin humanitar’, liron amerikanin / 74 vjeçari akuzohej se kishte luftuar për Ukrainën
21/10 14:58
Top News – Jelekëverdhët ‘bëhen gati për luftë’/ Macron premton: Nuk do ketë përsëritje të trazirave
21/10 14:50
Top News – Bota në drejtim të rrezikshëm…‘Shumë larg objektivave për klimën’, apelon OKB
21/10 14:06
Top News – Mirage 2000D përplaset në tokë / Avioni francez në flakë, humb jetën piloti
21/10 13:53
Top News- Këtë të shtunë, Evropa ‘në flakë’/ Nga Parisi në Tiranë ‘kaos global’, 101 grupe në aksion
21/10 13:38
Top News – Ushtria e NATO-s në luftë kundër Huthive / Turqia kërkon lejen e parlamentit për trupat
21/10 13:37
Top Channel/ OKB kërkon fundin e dhunës / Volker Türk: Qytetarët të dëgjohen, të hetohet policia
21/10 12:36
Top Channel/ Meloni ashpërson ligjin/ Pesë vite burg për dhunën në protesta, 20 mijë euro gjobë…
21/10 12:36
Top News – Do bashkojë Teslën me SpaceX / Elon musk konfirmon bisedimet: Është një ide e mirë
21/10 12:00
Top News – Evropa po e nënvlerëson Rusinë / Merz tërheq vëmendjen: Nuk është vetëm Ukraina…
21/10 11:56
Top News – Njeriu i Trumpit takon Putinin / Witkoff në Shën Petersburg, flasin për Ukrainën
21/10 11:50
Top News – Musk urdhëroi ngadalësimin e Starlink / La në vështirësi ushtrinë ukrainase, raporton WSJ
21/10 11:43
Top News – Protestat në Itali janë “luftë hibride”, “Perëndimi s’e ka kuptuar, formë e re trazirash”
21/10 11:38
Top Channel/ Merz jep alarmin: “Europianët nuk e kuptojnë sa e rrezikshme është vërtet Rusia”!
21/10 11:32
Top News – Franca nxjerr në rrugë ushtrinë / Policia dështoi gjatë trazirave të fundjavës
21/10 11:20
Top Channel/ “Ne thyejmë vitrinat, ju merrni këpucët”: Si u “peshkuan” në rrjet të rinjtë e Milanos!
21/10 11:11
Top Channel/ Dhunuan gazetarët, policët danezë nën hetim: Urgjent masa parandalimi në të ardhmen!
21/10 11:02
Top News- Sulmet ndaj anijeve/ NATO dërgon avionë dhe dronë në Detin e Zi
20/10 23:00