Me urdhër të Presidentit Joe Biden, një avion luftarak amerikan goditi dhe rrëzoi të premten një objekt që fluturonte në lartësi të mëdha mbi qiejt e Alaskës. Objekti kishte përmasat e një makine të vogël, njoftoi Shtëpia e Bardhë. Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë John Kirby u tha gazetarëve se shumë detaje janë ende të panjohura për këtë objekt, por se Shtetet e Bashkuara pritet ta marrin objektin, i cili ra në ujërat territoriale amerikane.