Top News – SHBA rrëzon balonën kineze/ ‘Ishte spiune, mbyllen 3 aeroporte’
04/02/2023 22:00

Shtetet e Bashkuara kanë rrëzuar një balonë të dyshuar spiune kineze që ka fluturuar në të gjithë Amerikën javën e kaluar. Tre aeroporte dhe hapësira ajrore u mbyllën në brigjet e Karolinës së Jugut pasi avionët ushtarakë amerikanë shënjestruan objektin mbi Oqeanin Atlantik. Sipas agjencisë së lajmeve Associated Press, pamjet tregojnë momentin kur balona bie në det pas një shpërthimi. Presidenti i SHBA Joe Biden u përball me presion të madh për ta rrëzuar atë që kur u shfaq për herë të parë në të gjithë SHBA-në javën e kaluar. Agjencia në fjalë e lajmeve, duke cituar zyrtarë të paidentifikuar, thanë se Presidenti Biden kishte dhënë miratimin për ta rrëzuar balonën por mbi Oqeanin Atlantik sepse në tokë kishte rrezik të madh. Balona fluturoi mbi qiellin Amerikan në mes të tensioneve të përkeqësuara midis Uashingtonit dhe Pekinit, me Sekretarin e Shtetit Antony Blinken që anuloi një udhëtim në Pekin për këtë çështje. Blinken tha se prania e balonës spiune ishte një akt i papërgjegjshëm. Megjithatë, Kina pretendon se nuk është balonë spiune, por thjesht ka dalë nga kursi. Nga ana tjetër, SHBA raportoi një tullumbace të dytë kineze që lundronte mbi Amerikën Latine të premten. Kina, e cila ka shprehur keqardhje për incidentin, tha të shtunën se nuk kishte shkelur kurrë territorin dhe hapësirën ajrore të ndonjë vendi sovran. Madje, Kina në një reagizm zyrtar deklaroi se incidenti po përdoret si një pretekst për ta njollosur atë. Pamjet: AFP

Top Channel/ Sulm kamikaz mbi personelin amerikan në Siri. SHBA kundërpërgjigjet me raketa
24/03 23:11
Top Channel/ Pamje spektakolare, qielli i Finlandës mbulohet nga aurorat shumëngjyrëshe
24/03 22:52
Top Channel/ SHBA thirje partive politike: Zero kriminelë në lista dhe financime transparente
24/03 22:37
Top Channel/ Tregu Vienez i Pashkëve hap dyert, vezët me dekore të veçanta “pushtojnë” dyqanet
24/03 22:35
Top News – ‘Keqardhje për Listën Srpska’, vendet e QUINT-it, për zgjedhjet e 23 prillit
24/03 21:50
Top Channel/ Britanikët “kryqëzojnë” Braverman për vizitën në Ruanda: Si Hitleri në kampet naziste
24/03 21:41
Top News – A do arrestohej Putin në Ballkan!/ Si përgjigjen Kroacia dhe Serbia
24/03 20:44
Top News – Policët braktisin Macron/ Protestat në Francë përshkallëzohen
24/03 20:27
Top News – Kina mund t’i japë fund luftës!/ Spanja thirrje të zbatohet plani i Pekinit
24/03 20:20
Top Channel/ Protestat në Francë kundër pensioneve vazhdojnë, mbreti Anglisë shtyn vizitën
24/03 19:58
Top Channel/ Arrestimi i Trump/ Të rejat nga hetimet për ish-presidentin amerikan
24/03 19:57
Top News – Turqia prodhon tankun e saj!/ Ashtu si dronët Bayraktar, gati për betejë
24/03 19:11
Top News – Trazirat në Francë trembin Mbretin/ Shtyhet vizita e Charles në Paris, shkak protestat
24/03 19:10
Top News – ‘Ushtria ukrainase, më e mira në botë’!Gjenerali flet për fuqizimin e forcave mbrojtëse
24/03 18:19
Top News – Franca ndalon përdorimin e Tik Tok/2.5 milionë zytarë në zbatim të urdhërit
24/03 16:32
Top News – ‘Imitohen’ dritat e veriut / Shkencëtarët suedezë ‘bëjnë magji’ në qiell
24/03 15:16
Top News – Wagner ‘kthehet’ në Afrikë / Mercenarët po ‘bien si gurë shahu’ në Bakhmut
24/03 15:11
Top News – Ukraina ‘niset’ drejt Krimesë… / Bomba bërthamore për ta ndaluar, kërcënon Rusia
24/03 15:07
Top News – Digjet Franca, 1 milionë njerëz në rrugë / Protesta kundër reformës së pensioneve
24/03 12:20
Top News – ‘Vrasësi i qyteteve’ na kursen… / Asteroidi kalon mes Tokës dhe Hënës, asnjë kërcënim
24/03 12:18