Top News – SHBA paralajmëron Kinën / ‘Do mbrojmë me vendosmëri interesat tona’
31/10/2025 12:14

Shtetet e Bashkuara do t’i “mbrojnë me vendosmëri interesat e veta”, tha sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, gjatë një takimi të premten në Kuala Lumpur me ministrin e Mbrojtjes së Kinës, Dong Jun. Takimi, që pasoi një telekonferencë në shtator, ishte një tjetër shenjë e përmirësimit gradual të komunikimit ushtarak midis dy palëve, në një periudhë tensionesh të larta rajonale dhe rritjes së pranisë ushtarake në gjithë Azinë Lindore. Hegseth i tha ministrit kinez të Mbrojtjes Kombëtare se Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara për veprimtarinë e Kinës në Detin e diskutueshëm të Kinës Jugore dhe përreth Tajvanit. Në një postim në X, ai e përshkroi takimin si “të mirë dhe konstruktiv”. “Ne do t’i vazhdojmë bisedimet me Ushtrinë Çlirimtare Popullore për çështje me rëndësi të përbashkët”, shkroi ai pas takimit, i cili u zhvillua në kuadër të mbledhjes së ministrave të mbrojtjes të ASEAN-it në kryeqytetin e Malajzisë. “Shtetet e Bashkuara nuk kërkojnë konflikt, por do të vazhdojnë t’i mbrojnë me vendosmëri interesat e veta dhe të sigurohen se i kanë kapacitetet e nevojshme në rajon për ta bërë këtë”, shtoi ai. Ministria kineze e Mbrojtjes tha se Dong i kishte kërkuar Hegseth që Shtetet e Bashkuara të jenë të kujdesshme në fjalë dhe veprime lidhur me Tajvanin dhe të mbajnë një qëndrim të qartë kundër “pavarësisë” së tij. Ministria citoi Dongun të ketë thënë se Kina është e përkushtuar ndaj zhvillimit paqësor, ndërkohë që mbron me vendosmëri interesat e sigurisë kombëtare të vendit. “Ajo ka aftësinë e plotë për t’iu përgjigjur me qetësi çdo shkeljeje apo provokimi”, thuhet në deklaratë. Këto deklarata vijnë pasi presidenti amerikan, Donald Trump, tha të enjten se çështja e Tajvanit nuk ishte përfshirë në takimin e tij me presidentin kinez, Xi Jinping, në Busan të Koresë së Jugut, ndërsa deklarata zyrtare kineze gjithashtu nuk e përmendi Tajvanin. Kina i ka rritur vazhdimisht dislokimet ajrore, detare dhe të rojeve bregdetare rreth Tajvanit, të cilin e konsideron pjesë të saj.

Top Channel/ Trump presion Iranit para negociatave: Firmosni ose godasim
10/04 23:25
Top News – ‘Jeni gjallë për të biseduar’. Trump kërcënon iranianët: Uluni në tryezë të flasim
10/04 22:00
Top News – SHBA, të ardhura rekord nga lufta. Europa paguan faturën e konfliktit të Donald Trump
10/04 21:00
SHBA pezullon negociatat me Iranin?/ Eksperti jep detaje, ja e vërteta
10/04 20:18
Top Channel/ Ethet e negociatave SHBA-Iran! Blindohet kryeqyteti i Pakistanit për bisedimet
10/04 19:58
Top News – Macron kërkon të joshë Trumpin / Ftesë për në Versajë pas samitit të G7-ës
10/04 15:22
Top News – Opsionet ushtarake për Hormuzin / Starmer diskuton me Trump, koalicion vendesh
10/04 15:21
Top Channel/ Xi Jinping takohet me lideren e opozitës së Tajvanit: “Sinjal për Trumpin”!
10/04 14:57
Top News – Trump urdhëron Netanyahun-Frenohu! ‘Mbaje veten nën kontroll’, marrëveshja në rrezik
10/04 13:37
Top News – Ujku në arrati, mbyllet shkolla / Panik në qytet, nis një operacion masiv kërkimi
10/04 13:37
Top News- Debate mes VV e opozitës/ Rendi i ditës nxit debate në Kuvend, PDK akuza Kurtit
10/04 13:36
Top News – Trump do ‘auditojë’ NATO-n / Për ‘dështimin’ në mbështetjen e luftës me Iranin
10/04 13:36
Top News – Ajatollahu nuk do luftë me SHBA-në / Por kërkon ‘paratë e gjakut’ si kompensim
10/04 13:35
Top Channel/ Merz “shmang” kritikat ndaj Trump: “Nuk duam përçarje të NATO-s”!
10/04 12:14
Top Channel/ Rusia dhe Ukraina-armëpushim për Pashkët Ortodokse, Putin trupave: Ndaloni zjarrin!
10/04 12:08
Top Channel/ Lufthansa sot në grevë: Në rrezik qindra fluturime, preken “pushuesit” e Pashkëve!
10/04 12:07
Top Channel/ “Nuk e kishim kështu fjalën”, Trump fshikullon Iranin për Hormuzin: S`është kjo ujdia!
10/04 11:33
Top News – Moska nuk do ta braktisë Kubën! Do ndihmojë ishullin komunist për energjinë
10/04 11:27
Top Channel/ Taksa për kalimin në Hormuz, ekspertët: Mund të jetë e paligjshme!
10/04 11:21
Top News – Artemis II po kthehet në shtëpi…Lëmsh zjarri në atmosferë, zbuluan sekretet e Hënës
10/04 11:07