Top News/ SHBA paralajmëron Izraelin / Kujdes me civilët në Liban, jo luftë të madhe
11/10/2024 17:20

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha se Uashingtoni është ende duke punuar për të parandaluar një luftë të madhe në Lindje të Mesme, dhe i bëri thirrje Izraelit të mbrojë civilët, pasi 22 persona u vranë nga sulmet në qendër të Bejrutit. Blinken foli një ditë pasi sulmet ajrore izraelite shënjestruan dy ndërtesa në Bejrut, njëra prej të cilave u shkatërrua plotësisht. “Ne vazhdojmë të angazhohemi intensivisht për të parandaluar një konflikt më të gjerë në rajon”, u tha Blinken gazetarëve pas një Samiti të Azisë Lindore në Laos, duke shtuar se është “shumë me rëndësi” për Izraelin që të garantojë se civilët janë të mbrojtur gjatë konfliktit. Burimet libaneze thanë se të paktën një figurë e lartë e Hezbollahut është shënjestruar në sulme, të tretat me radhë në Bejrut, që kur Izraeli nisi fushatën në jug të Libanit, muajin e kaluar, kundër milicisë së Hezbollahut, të përkrahur nga Irani. Këto veprime kanë rritur frikën për ndonjë luftë të madhe rajonale. Televizioni Al-Manar i Hezbollahut tha pas sulmeve se tentiva për të vrarë Ëafiq Safanin, një zyrtar të lartë të sigurisë së grupit, ka dështuar. Në raportime thuhej se Safa nuk ka qenë në asnjërën prej ndërtesave të shënjestruara. Safa udhëheq një departament përgjegjës për të punuar me agjencitë e sigurisë së Libanit, kanë thënë burimet.

Top Channel/ Kur paraja përçan familjen. “Prindër të dashur”, komedia që sjell të qeshura dhe lot
06/11 16:11
Top Channel/ Sekretet bien në “Grep të artë”. Komedia e Bashkim Hoxhës premierë në Durrës
06/11 16:11
Top Channel/ Thesaret e panjohura të Konicës. Ekspozohen letrat, librat e vula e rrallë e argjendit
06/11 16:11
Top Channel/ BE forcon kontrollet për qumështin. Dyshime për vdekjen e tre foshnjave në Francë
06/11 16:00
Top Channel/ Pas shpërthimit në pallatin e Elbasanit, bashkia merr përsipër strehimin e banorëve
06/11 15:56
Top Channel/ Bypassi, Tirana pa trafik. Aksi 21 km lidh dy autostradat, Rama: Çliron kryeqytetin
06/11 15:53
Top Channel/ Ardit Gjebrea, 2 orë në SPAK. Pyetet nga Ols Dado për një pjesë të dosjes Veliaj
06/11 15:46
Top Channel/ Gjyqtarët: Ndal sulmit nga politika. Raporti i KE, magjistratët duan zgjidhje për pagat
06/11 15:44
Top Channel/ Berisha thërret protestën e tretë. PD kërkon bashkimin e opozitës për zgjedhjet vendore
06/11 15:40
Top News- Magjistratët reagojnë pas raportit të KE: Zbatoni rekomandimet, ndalni presionet ndaj nesh
06/11 15:38
Top News – Veliaj mesazh me AI: Edhe në Hënë të më internoj do vazhdoj të punoj për Tiranën
06/11 15:33
Top Channel/ Rama hap dialogun online: Komunikim me qytetarët, urë e hapur 24 orë
06/11 15:33
Top Channel/ Bizneset gjermane kundër taksave: Paketa fiskale 2027 kërkon konsultime
06/11 15:18
Top News–Studentët refuzojnë dialogun te ‘sofra’/Rama i fton virtualisht- Shkrijmë akujt artificialë
06/11 15:00
Top News – Hita takon policët me maska në Lezhë: Ju falenderoj për përkushtimin
06/11 14:51
Top News- Italiani, mashtrues në Shqipëri! Në kurth ranë disa biznese, sekuestrohen 10 mln euro
06/11 14:40
Top News – ‘Euron nuk e rrëzuan turistët’. Berisha flet me shifra: Qytetarët humbën 236 mld lekë
06/11 14:36
Top News- 3 orë në pyetje në SPAK. Ardit Gjebrea: Sekret hetimor, por isha si person në dijeni
06/11 13:55
Top News – Fol me Kryeministrin! Rama hap portal për dialog me studentët
06/11 13:48
Top News – ‘Pse qeveri tranzitore, se doni ju?’. Zhupa dhe Balla përplasen te Kultura
06/11 13:45