Top News/ SHBA nuk ndërpret ndihmat për Izraelin/Sulme ajrore në Gaza e Liban, përgjigjet Hezbollahu
13/11/2024 12:25

Sulmet ajrore izraelite vranë të paktën 46 persona në Rripin e Gazës në 24 orët e fundit, përfshirë 11 në një kafene të improvizuar në një pjesë që është shpallur zonë humanitare nga Izraeli, thanë mjekët. Ndërsa në Liban, avionë luftarakë goditën periferitë jugore të Bejrutit dhe vranë 33 persona në pjesë të tjera të vendit. Bombardimet e fundit erdhën pasi SHBA tha se nuk do të reduktonin mbështetjen e tyre ushtarake për Izraelin pas skadimit të një afati për lejimin e më shumë ndihmave humanitare në Gazë. Departamenti i Shtetit përmendi disa përparime, edhe pse grupet ndërkombëtare të ndihmave thanë se Izraeli nuk kishte arritur të përmbushte kërkesat e Shteteve të Bashkuara. Në Liban, shpërthime të mëdha tronditën periferitë jugore të Bejrutit, në Dahiyeh, ku organizata Hezbollah ka një prani të konsiderueshme, menjëherë pasi ushtria izraelite lëshoi paralajmërime evakuimi për shtëpitë në zonë. Nuk pati të dhëna të menjëhershme për viktima. Ushtria izraelite tha se kishte në objektiv infrastrukturën e Hezbollahut, përfshirë qendrat e komandës dhe vendet e prodhimit të armëve, por nuk ofroi prova për këtë. Një tjetër sulm izraelit në një ndërtesë në lindje të Bejrutit vrau të paktën gjashtë persona, mes të cilëve tre fëmijë. Një sulm tjetër ajror i Izraelit mbi një ndërtesë në Libanin qendror vrau 15 persona, përfshirë tetë gra dhe katër fëmijë dhe plagosi të paktën 12 të tjerë, tha Ministria e Shëndetësisë e Libanit. Sulmet u kryen pa paralajmërim dhe media shtetërore tha se ndërtesa strehonte familjet e zhvendosura. Izraeli ka intensifikuar goditjet ajrore ndaj Libanit që nga fundi i shtatorit, duke u zotuar se do ta dëmtojë rëndë Hezbollahun dhe do t'i japë fund sulmeve ndërkufitare që vazhdojnë prej një viti nga grupi militant libanez. Në anën tjetër, një raketë shpërtheu mbi një magazinë në qytetin verior izraelit Nahariya të martën, duke vrarë dy persona. Dy të tjerë u plagosën nga një shpërthim tjetër jashtë qytetit. Një dron i Hezbollahut u rrëzua mbi një çerdhe pranë qytetit verior izraelit të Haifës të martën në mëngjes, por fëmijët ishin brenda një strehimi të nëndheshëm dhe nuk pati të lënduar.

Top News – ‘Çahet’ bllokada ndaj Kubës / Dy anije me ndihma humanitare arrijnë në Havana
29/03 14:54
Top Channel/ Irani: Presim sulm tokësor nga SHBA/ Zbarkojnë 3500 trupa amerikane në Lindjen e Mesme
29/03 14:20
Top News – Zoti kundër liderëve që bëjnë luftëra / Papa: I kanë duart me gjak, nuk ua dëgjon lutjet
29/03 13:42
Top News – Irani sfidon Trumpin: Po ju presim! 3500 marinsa amerikanë mbërrijnë në rajon
29/03 13:41
Top News – Raketë që arrin deri në SHBA / Kim Jong un teston motorin, gati për luftë
29/03 12:29
Top News- Gjermanët refuzojnë shërbimin ushtarak, rekord aplikimesh për kundërshtim të ndërgjegjshëm
29/03 12:22
Top News – Amerikanët kundër Trumpit / Protesta masive në gjithë SHBA-në në ‘No Kings day’
29/03 12:19
Top News – Huthit hyjnë në luftën kundër Iranit / Sulme mbi Izrael, mbërrijnë marinsat amerikanë
29/03 12:10
Top News – Njohja e sovranitetit të Iranit në Hormuz / Kërkesa e re që i sjell miliarda
29/03 12:06
Top News – Ukraina ‘djeg’ naftën e Rusisë / Shënjestron industrinë kritike, shton sulmet
29/03 11:53
Top News- Pentagoni përgatitet për javë luftë / Mijëra trupa të Trumpit vërshojnë në Lindjen e Mesme
29/03 11:52
Top Channel/ Marshim masiv në Londër/ Protestë kundër së djathtës ekstreme, demonstrata më e madhe multikulturore
29/03 11:34
Top Channel/ Protesta anti-Trump/ Miliona njerëz dolën në rrugët e qyteteve nën moton “Pa Mbretër”
29/03 10:55
Top Channel/ Houthit në luftë, thellohet kriza/ Rebelët e mbështetur nga Irani godasin Izraelin
29/03 10:55
Top News- Raketat e dronët iranianë godasin bazën ajrore në Arabinë Sudite, vriten ushtarët e SHBA
29/03 09:28
Top Channel/ Hyn ora verore, do flemë 60 minuta më pak
29/03 00:00
Top Channel/ SHBA çon trupa shtesë në Lindjen e Mesme, mijëra marinsa e avionë sulmues në front
28/03 23:19
Top Channel/ Huthi godet sërish në Izrael, sulme të reja nga grupi rebel i shpallur terrorist
28/03 23:17
Top News – ‘Lufta drejt fundit’. Vance – SHBA i ka arritur objektivat në Iran
28/03 23:00
Top News – Pakistani, dritë jeshile nga Irani. Anijet pakistaneze do të kalojnë Hormuzin
28/03 22:30