Mijëra njerëz janë evakuuar nga disa pjesë të karaibeve dhe pjesës jugore të shteteve të bashkuara të amerikës pasi dy stuhi i janë drejtuar rajonit. Uragani Marko dhe stuhia tropikale Laura kanë sjellë me vete erëra të fuqishme dhe dallgë të mëdha duke shkaktuar dëme në shumë zona në haiti, Kubë dhe republikën domenikane. Shira të rrëmbyeshëm po ashtu janë derdhur edhe mbi territorin amerikan të Puerto Rico-s.