Bashkimi Evropian nuk do t'i lejojë vendet e tjera të sulmojnë kufijtë e tij sovran, tha të mërkurën ministri i jashtëm i Francës, duke iu përgjigjur komenteve të presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump, për marrjen nën kontroll të Groenlandës. Trump refuzoi të përjashtonte mundësinë e veprimeve ushtarake ose ekonomike si pjesë e dëshirës së tij të shpallur për të marrë kontrollin e Groenlandës dhe kanalit të Panamasë nga SHBA.