Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dhënë dritën jeshile Danimarkës dhe Holandës për dërgimin e avionëve luftarakë F-16 në Ukrainë për t'u mbrojtur kundër agresionit rus. Dërgimi i avionëve luftarakë të teknologjisë së avancuar do të nisë sapo të përfundojë trajnimi i pilotëve, tha një zyrtar amerikan më 17 gusht.