Shtetet e Bashkuara kanë mbledhur këtë të martë përfaqësuesit e më shumë se 40 vendeve për të diskutuar luftën në Ukrainë. Takimi do të përqendrohet tek armatosja e Kievit në përpjekje për t’u mbrojtur nga një sulm vendimtar rus në lindje të Ukrainës, thanë zyrtarët amerikanë.