Top News – SHBA, mbështetje ajrore për Ukrainën / Trump përjashton dërgimin e trupave amerikane
20/08/2025 12:12

Presidenti amerikan Donald Trump, përjashtoi mundësinë e vendosjes së trupave amerikane në terren në Ukrainë, por tha se Shtetet e Bashkuara mund të ofrojnë mbështetje ajrore si pjesë e një marrëveshjeje për t'i dhënë fund luftës së Rusisë në vend. Një ditë pasi Trump premtoi garanci sigurie për të ndihmuar në përfundimin e luftës në një samit të jashtëzakonshëm në Shtëpinë e Bardhë, rruga drejt paqes mbetet e pasigurt ndërsa SHBA dhe aleatët u nisën të përcaktonin se çfarë mund të përfshinte mbështetja ushtarake për Ukrainën. "Kur bëhet fjalë për sigurinë, evropianët janë të gatshëm të dërgojnë njerëz në terren. Ne jemi të gatshëm t'i ndihmojmë ata, ndoshta ... nga ajri", tha Trump në një intervistë me programin "Fox & Friends" të Fox Neës. Trump nuk dha më shumë hollësi. Më vonë, në një intervistë me prezantuesin e radios, Mark Levin, Trump e karakterizoi stilin e tij negociues në përpjekjen për t'i dhënë fund luftës si "një instinkt më shumë sesa një proces". Trump po ashtu pranoi se Presidenti rus Vladimir Putin mund të mos dëshirojë të bëjë një marrëveshje, duke thënë: "Do të mësojmë për Presidentin Putin në dy javët e ardhshme". Natyra e ndihmës ushtarake amerikane për Ukrainën pas një marrëveshjeje të mundshme paqeje mbetet e paqartë. Mbështetja ajrore mund të marrë shumë forma, të tilla si sistemet e mbrojtjes nga raketat ose avionët luftarakë që mbrojnë një zonë ndalim-fluturimi. Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, konfirmoi se mbështetja ajrore amerikane ishte "një opsion dhe një mundësi", por, ashtu si Trump, ajo nuk dha asnjë detaj. "Presidenti ka deklaruar përfundimisht se trupat amerikane nuk do të jenë në terren në Ukrainë, por ne sigurisht që mund të ndihmojmë në koordinim dhe ndoshta të ofrojmë mjete të tjera për garanci sigurie për aleatët tanë evropianë", tha ajo në një konferencë për shtyp.

Top Channel/ Trump presion Iranit para negociatave: Firmosni ose godasim
10/04 23:25
Top News – ‘Jeni gjallë për të biseduar’. Trump kërcënon iranianët: Uluni në tryezë të flasim
10/04 22:00
Top News – SHBA, të ardhura rekord nga lufta. Europa paguan faturën e konfliktit të Donald Trump
10/04 21:00
SHBA pezullon negociatat me Iranin?/ Eksperti jep detaje, ja e vërteta
10/04 20:18
Top Channel/ Ethet e negociatave SHBA-Iran! Blindohet kryeqyteti i Pakistanit për bisedimet
10/04 19:58
Top News – Macron kërkon të joshë Trumpin / Ftesë për në Versajë pas samitit të G7-ës
10/04 15:22
Top News – Opsionet ushtarake për Hormuzin / Starmer diskuton me Trump, koalicion vendesh
10/04 15:21
Top Channel/ Xi Jinping takohet me lideren e opozitës së Tajvanit: “Sinjal për Trumpin”!
10/04 14:57
Top News – Trump urdhëron Netanyahun-Frenohu! ‘Mbaje veten nën kontroll’, marrëveshja në rrezik
10/04 13:37
Top News – Ujku në arrati, mbyllet shkolla / Panik në qytet, nis një operacion masiv kërkimi
10/04 13:37
Top News- Debate mes VV e opozitës/ Rendi i ditës nxit debate në Kuvend, PDK akuza Kurtit
10/04 13:36
Top News – Trump do ‘auditojë’ NATO-n / Për ‘dështimin’ në mbështetjen e luftës me Iranin
10/04 13:36
Top News – Ajatollahu nuk do luftë me SHBA-në / Por kërkon ‘paratë e gjakut’ si kompensim
10/04 13:35
Top Channel/ Merz “shmang” kritikat ndaj Trump: “Nuk duam përçarje të NATO-s”!
10/04 12:14
Top Channel/ Rusia dhe Ukraina-armëpushim për Pashkët Ortodokse, Putin trupave: Ndaloni zjarrin!
10/04 12:08
Top Channel/ Lufthansa sot në grevë: Në rrezik qindra fluturime, preken “pushuesit” e Pashkëve!
10/04 12:07
Top Channel/ “Nuk e kishim kështu fjalën”, Trump fshikullon Iranin për Hormuzin: S`është kjo ujdia!
10/04 11:33
Top News – Moska nuk do ta braktisë Kubën! Do ndihmojë ishullin komunist për energjinë
10/04 11:27
Top Channel/ Taksa për kalimin në Hormuz, ekspertët: Mund të jetë e paligjshme!
10/04 11:21
Top News – Artemis II po kthehet në shtëpi…Lëmsh zjarri në atmosferë, zbuluan sekretet e Hënës
10/04 11:07