Top News – SHBA lëshon alarmin, paralajmërohet dhunë e motivuar nga politika
28/01/2021 12:32

Departamenti i Sigurisë Kombëtare në Shtetet e Bashkuara ka lëshuar një alarm mbarëkombëtar të terrorizmit. Në dokument përmendet kërcënimi i mundshëm nga ekstremistët e brendshëm anti-qeveritarë që kanë marrë krah nga sulmi i 6 janarit ndaj Kongresit. Megjithatë, Departamenti tha se nuk posedon ndonjë informacion për një “komplot specifik”, por ekziston shqetësimi se njerëzit e mllefosur me tranzicionin presidencial mund të kryejnë akte dhune. “Aktualisht ekziston një mjedis kërcënues në të gjithë Shtetet e Bashkuara që mbase do të vazhdojë gjatë javëve të ardhshme”, tha departamenti në një njoftim për shtyp. Alarmi lëshohet në një periudhë të tensionuar, pas trazirave në Kongres nga mbështetësit e zemëruar të ish-presidentit Donald Trump, të cilët donin të përmbysin rezultatin zgjedhor. “Informacionet sugjerojnë se disa ekstremistë të dhunshëm të motivuar ideologjikisht mund të vazhdojnë të mobilizohen për të nxitur ose për të kryer dhunë”, thotë njoftimi. Ekzistojnë gjithashtu shqetësime se ekstremistët mund të ndërmarrin sulme kundër zyrtarëve të zgjedhur dhe institucioneve qeveritare. Pentagoni tha në fillim të kësaj jave se mijëra trupa të Gardës Kombëtare, të vendosura në Uashington, për inaugurimin e presidentit Joe Biden, do të vazhdojnë të qëndrojnë në kryeqytet deri në muajin mars për shkak të kërcënimeve të mundshme.

Top Channel/ Presioni i Trump, zbutet Irani! Negociata në bisedime në Gjenevë
26/02 19:54
Top News – Armë bërthamore në Ukrainë…Franca ‘shpërthen’ kundër Rusisë: Dezinformime
26/02 18:13
Top News – Polonia në alarm, ngre avionët luftarakë / Raketat e Rusisë shumë pranë kufirit
26/02 16:21
Top News – Merz mbetet me gojën hapur…Robotët humanoidë e presin në Kinë, kërcim dhe boks
26/02 16:14
Top News – Aktorja që lufton të rimarrë fytyrën / AFP, reportazh për ‘Diellën’ dhe Anila Bishën
26/02 13:24
Top Channel/ Hetuan Trumpin, shkarkohen 10 agjentë të FBI-së: Punuan me “akuzuesin” e Thacit!
26/02 12:19
Top Channel/ Trump ndërhyn në Francë? “MAGA kërkoi informacione për Marine Le Pen”!
26/02 11:53
Top News – CIA, fushatë rekrutimi në Iran / Kërkohen spiunë ndërsa Trump kërcënon me luftë
26/02 11:52
Top Channel/ Ushtria gjermane blen dronë kamikazë: OK në Bundestag, forcohet krahu lindor i NATO-s!
26/02 11:52
Top News – Premton më shumë armë bërthamore / Kim Jong un mbyll kongresin me një paradë ushtarake
26/02 11:40
Top News – ‘Sulmohet’ Kuba, motoskaf nga Florida / Vriten katër ‘diversantë’, plagosen 6 të tjerë
26/02 11:33
Top News – Traktati bërthamor ra, Rusia ‘pa frena’ / Përdori raketën ‘e ndaluar’, Ukraina jep prova
26/02 11:24
Top News – Zelenski kërkon Putinin në tryezë / Bisedon me Trumpin para negociatave në Gjenevë
26/02 11:21
Top News – Ku jeton Inteligjenca Artificiale ? / Bumi i qendrave të të dhënave në Azinë Juglindore
26/02 11:17
Top News- Konflikti SHBA-Iran, çfarë do të bëjë Erdogan? A do hyjë në luftë?
25/02 23:06
Top News- Sulmi në Iran gati, bishat F-22 ulen në bazën ajrore në Izrael
25/02 23:05
Top News- ‘Frika është kudo’, qyteti meksikan shndërrohet në zonë lufte nga kartelet e drogës
25/02 22:39
Top News- Trump e lë botën në ankth për sulmin në Iran, kur do të sulmojë SHBA?
25/02 22:38
Top News- Toka rrëshqet dhe përpin çdo gjë, lumenjtë dalin nga shtrati, tmerr në Brazil
25/02 22:37
Top News – Zvicra afrohet më shumë me BE. Drejt një marrëveshjeje të re harmonizimi
25/02 17:47
DIGITALB DIGITALB