Top News- SHBA kusht Serbisë për naftën, sanksionet hiqen nëse largohet Rusia
12/01/2025 18:12

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë vendosur Serbisë kusht që industria e naftës të mos ketë lidhje me Rusinë. Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien, tha se SHBA-ja nuk dëshiron që Moska ta udhëheqë NIS-in. “E vetmja mënyrë që rreziku të jetë zero, është që pjesa e pronësisë ruse të jetë zero. Ky është qëndrimi me të cilin hyjmë në këtë bisedë. Ne tashmë e kemi bërë këtë gjë me kompani të tjera ruse në vende të tjera si, Holandë, Zvicër dhe Turqi”, tha O'Brien për Radiotelevizionin e Serbisë (RTS). SHBA ka vendosur sanksione ndaj industrisë së naftës serbe pasi është nën pronësi të kompanisë ruse Gazprom Nefta. Richard Verma, zëvendëssekretari amerikan i Shtetit për Menaxhim dhe Burime, tha në Beograd të shtunën se Serbia nuk do të përballet me pasoja ekonomike, nëse pronësia ruse hiqet nga NIS-i. Serbia pret që bisedimet me Rusinë ta zgjidhin këtë çështje, pasi Uashingtoni dhe Beogradi ngritën çështjen e pronësisë ruse në NIS.Kompania shtetërore ruse, Gazprom Neft, sipsa Radio Evropa e Lirë, ka shumicën e aksioneve në NIS që nga viti 2008, ndërsa nga viti 2022, aksione ka edhe kompania e saj mëmë, Gazprom.

Top News – ‘Zgjohet’ Kina, rrethon Tajvanin / Avionë luftarakë në ishull pas mungesës së pazakontë
15/03 13:05
Top News – Armë vdekjeprurëse, por ‘tërheqëse’ / Kim Jong un teston lëshuesin e raketave bërthamore
15/03 13:05
Top News – Kërkon para në këmbim të ndihmës / Zelenski dërgoi ekspertët e dronëve në Lindjen e Mesme
15/03 13:03
Top News – Qindra dronë ukrainas mbi Moskë / ‘Kremlini në shënjestër, mbrojtja ajrore ‘në aksion’
15/03 13:03
Top News – Kharg, ‘ishulli i ndaluar’ i Iranit/ Zemra e industrisë së naftës të Iranit në shënjestër
15/03 12:22
Top News- Do godasë Khargun ‘vetëm për qejf’/ Trump kërcënon qendrën e eksportit të naftës të Iranit
15/03 11:58
Top Channel/ Trumpi u kërkon ndihmë aleatëve/ Thirrje për anije luftarake në Hormuz & kritika për…
15/03 11:46
Top Channel/ Mbretëria e Bashkuar i përgjigjet SHBA/Plani për të ndihmuar aleatët në Lindjen e Mesme
15/03 11:44
Top Channel/ Shuhet në moshën 96-vjeçare filozofi Habermas/ Gjermani që nuk heshti kurrë për Kosovën
15/03 10:59
Top Channel/ Zvicra ndalon dy avionë amerikanë/ Reagon qeveria: Na e dikton ligji i neutralitetit
15/03 10:36
Top Channel/ “Xhevahiri” që goditi SHBA. Pse është kaq i rëndësishëm për Teheranin ishulli Kharg?
14/03 23:26
Top Channel/Bagdad, sulmohet ambasada e SHBA. Teherani shton raketat kundër vendeve të Gjirit Persik
14/03 23:24
Top Channel/ Gaza, qielli bëhet portokalli. Fenomeni i stuhive të rërës ka pasoja në shëndet
14/03 22:41
Top News – Franca harton propozimin për paqe: Libani të njohë Izraelin
14/03 22:37
Top News – Sulmet gjatë natës në Teheran, Izraeli: Eliminuam 2 zyrtarë të inteligjencës iraniane
14/03 22:36
Top News – Irani breshëri raketash ndaj Izraelit, autoritetet thirrje qytetarëve: Hyni në strehimore
14/03 20:50
Top Channel/ Trump: Hormuzi mbahet i hapur. Irani sulmon ambasadën USA në Bagdad
14/03 19:45
Top News – Tym i zi e zjarr, Irani bombardon ambasadën amerikane në Irak
14/03 19:30
Top News- Kurthi i përshkallëzimit/ Lufta e Iranit jo aq e lehë për SHBA…A dështoi Trump?
14/03 19:28
Top News – Lufta në Lindjen e Mesme, mbi 3 mijë viktima në dy javë
14/03 19:21
DIGITALB DIGITALB