Pentagoni po planifikon të kthejë në izrael dy sisteme të mbrojtjes ajrore Iron Dome, që i kishte blerë më herët prej tij, në mënyrë që vendi të mbrojë veten përballë raketave të hamasit – tha një zyrtar amerikan dhe një ndihmës i kongresit. Departamenti i mbrojtjes i tha anëtarëve të kongresit se planifikonte ti kthente sistemet në izrael në një lloj huazimi. Në këtë lloj marrëveshjeje financiare, pronësia do ti mbetet sërish blerësit, në këtë rast SHBA.