Top Channel/ Anashkalim vetos hungareze? Von der Leyen: Kredia për Ukrainën do jepet me cdo kusht!
25/02/2026 11:24

Kredia prej 90 miliardë eurosh e Bashkimit Europian për Ukrainën do të bëhet realitet “në një mënyrë ose në një tjetër”: Ursula von der Leyen e garantoi vendin e sulmuar nga Rusia se mbështetja e bllokut europian do të vazhdojë. Këto komente, shefja e Komisionit Europian i bëri gjatë vizitës në Kiev, e cila u dominua nga vendimi i minutës së fundit i Hungarisë për t`i vendosur veton këtij program financiar. Kjo fjalë e dhënë, nuk mund të shkelet. Pas marrëveshjes së arritur nga 27 liderët e BE-së në dhjetor, ne do ta ofrojmë kredinë në një mënyrë ose në një tjetër. Dua të jem shumë e qartë: kemi opsione të ndryshme dhe do t’i përdorim ato. Von der Leyen foli në krah të presidentit të Këshillit Evropian, António Costa, dhe presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky. Costa i bëri thirrje Hungarisë që ta heqë veton “menjëherë”. Kur Këshilli Europian arrin një marrëveshje dhe merr një vendim, të gjitha shtetet anëtare duhet të bashkëpunojnë për ta zbatuar atë. Hungaria është duke bërë përpjekje ta nxisë Ukrainën ta rifillojë kalimin e naftës ruse përmes tubacionit të Druzhbës, që furnizon rafineritë hungareze. Dërgesat e naftës ruse për në Hungari dhe Sllovaki përmes këtij tubacioni u ndërprenë në 27 janar, kur Kievi tha se një sulm me dronë rusë goditi pajisjet e tubacionit në Ukrainën Perëndimore. Sllovakia dhe Hungaria pretendojnë se është Ukraina përgjegjëse për ndërprerjen e gjatë të furnizimit.

Top News – SHBA sulmon sërish Iranin. Trump: Shkatërruam një sistem të vogël kundër ajror
07/11 20:07
Top News – Arrestohet presidenti i Paraguait. Falimentimi i bankës, akuzohet për shpërdorim detyre
07/11 17:07
Top News – Kufi për inteligjencën artificiale. Nismat e para të demokratëve në Kongresin e SHBA
07/11 15:20
Top Channel/ SHBA, në shënjestër gjigantët AI/ Demokratët përgatisin ligje të forta
07/11 14:45
Top News – Irani përgatitet për apokalipsin. Gati për sulme bërthamore, shpërndan jod për qytetarët
07/11 14:40
Top News – Presidentja e parë grua. Konservatorët e Merz në prag emërimit të Ilse Aigner
07/11 14:10
Top Channel/ Hakerat pro-rusë sulmojnë Italinë/ Në shënjestër Ministria e Jashtme
07/11 14:00
Top Channel/ Trump: “Kievi e Moska gati për marrëveshje”, Zelensky: Takohem, por jo në Rusi!
07/11 13:55
Top Channel/ Nga “bombat” në avionë te frigoriferët: “Luftë kibernetike, ky është vetëm fillimi”!
07/11 12:08
Top Channel/Falimentoi banka, njerëzit nuk morën paratë e tyre: Arrestohet presidentit i Paraguajit!
07/11 12:07
Top Channel/ Pas humbjes, Trump ndërron shefin e kabinetit: Ikën Wiles, vjen “ekstremisti” Miller!
07/11 12:06
Top Channel/ Sot protesta në të gjithë vendin, Franca angazhon 70 mijë policë: Do mbrojmë rendin!
07/11 12:05
Top Channel/ Hetimi i CNN: 60 vjet heshtje për armët bërthamore të Izraelit, për SHBA realitet i ri!
07/11 12:04
Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36