Shtetet e Bashkuara të Amerikës kishin dijeni për planet e Wagner, por i mbajtën të fshehta ato. Kështu raportojnë burime për mediat amerikane, të cilët shprehen se Uashingtoni zyrtar mësoi parparakisht për drejtimin dhe planet e përgjithshme të lëvizjes së Wagner, megjithatë për të shmangur rrjedhjen e informacionit, e ndau atë vetëm me një grup të ngushtë aleatësh, përfshi disa zyrtarë britanikë.