Administrata e presidentit amerikan Donald Trump i ka sinjalizuar Ukrainës se duhet të pranojë planin e fundit të paqes të hartuar nga Uashingtoni për t’i dhënë fund konfliktit me Rusinë, raportoi Reuters duke cituar burime anonime. Sipas raportimeve, plani i propozuar përfshin një sërë lëshimesh nga ana e Kievit, përfshirë heqjen dorë nga territorët e mbetur të Donbasit që kontrollon aktualisht. Raporte të ngjashme janë publikuar edhe nga Axios dhe Financial Times, të cilat po ashtu pretendojnë se plani është hartuar pa pjesëmarrjen e Ukrainës dhe Bashkimit Evropian. Një zyrtar i lartë ukrainas, i cituar nga Reuters, ka konfirmuar se Kievi ka marrë sinjale lidhur me këtë propozim.