Nëse shkaktoni trazira në veri të Kosovë,s do të keni të bëni me NATO-n. Kështu deklaroi ndihmës-sekretari amerikan i Shtetit për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, James O’Brien, i cili dërgoi një paralajmërim të qartë për Kosovën dhe Serbinë, në një kohë kur tensionet në Ballkanin Perëndimor vijojnë të rriten.